Largimi i LSI-së nga koalicioni, Partia Republikane do një anëtar në KQZ
Tiranë- Partia Republikane ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën e saj për një anëtar në këtë institucion.
Pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës, PR-ja pretendson se është partia e dytë më e madhe që sipas ligjit i takon edhe një vend në KQZ.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, janë nga dy anëtarë të dy forcave më të mëdha politike në vend, PS-PD, si dhe nga dy anëtarë të partive të dyta opozitare dhe pozitare.
Pritet në ditët në vijim përgjigjja e KQZ-së mbi kërkesën e dorëzuar sot nga PR-ja pranë këtij institucioni.