E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet pranë stacionit bërthamor në Iran, të paktën 3 të vdekur

termeti-90Iran- Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur në jug-perëndim të Iranit, jo shumë larg nga stacioni i parë bërthamor i vendit me energji elektrike, raporton ‘US Geological Survey’.

Raportet fillestare në mediat shtetërore thonë se tre persona kanë vdekur.

Epiqendra e tërmetit është 89 km nga Bushehr, tha USGS. Njerëzit në mediat sociale raportuan se e kanë ndjerë tërmetin nëpër Gjirin në Dubai dhe Abu Dhabi. Nuk ka ende të dhëna për masën e dëmit material.

Programi bërthamor i Iranit është subjekt i shqetësimit ndërkombëtar mes frikës se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore.

Teherani ka insistuar gjithmonë se puna e tij në Bushehr dhe vende të tjera është vetëm për qëllime civile.

Qendra sizmologjike e Iranit në provincën Bushehr, e lidhur me Universitetin e Teheranit, ka regjistruar një tërmet me magnitudë 6,1 të shkallës Rihter në qytetin e Kaki, rreth 60 milje në jug të Bushehr-ut.

Më shumë se pesë pasgoditje janë ndjerë deri më tani, më e forta me një magnitudë prej 5.4.

Kontraktori rus, i cila ndërtoi fabrikën e Bushehr-ut thotë se nuk ka qenë i prekur nga tërmeti, thotë agjencia e lajmeve ruse ‘Interfax’.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›