E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimi i LSI-së, shkarkohet drejtori i spitalit dhe ujësjellësit në Elbasan

spitaliElbasan- Largimi i LSI-së nga qeveria ka sjellë largimin nga detyra të shumë personave, madje nuk janë kursyer edhe mjekët në spitale.

Pas shkarkimeve të mjekëve në Vlorë dhe Korçës, është larguar nga detyra edhe kreu i Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Shkarkimi ka ardhur për shkak se ai është kreu i LSI-së në këtë qytet, ndërsa në vend të tij është emëruar Mehmet Ibaj. Po sot është shkarkuar edhe kreu i ujësjellësit në këtë qytet, Nazif Bajramit, dhe në vend të tij është emëruar kreu i Forumit Rinor të PD-së së Elbasanit, Vito Bella .

Pak ditë më parë për shkak të koalicionit PS-LSI u shkarkuan nënprefekti i Gramshit dhe kreu i Shëndetit Publik në Elbasan.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›