Ish-punonjësit e CEZ-it në protestë: Dollapi na shkarkoi pa të drejtë
Tiranë- Dhjetra ish-punojnës të kompanisë CEZ Shërndarje kanë zhvilluar sot një protestë paqësore kundër këtij institucioni, pasi sipas tyre janë shkarkuar nga puna pa të drejtë.
Me pankarta dhe parrulla në duar punonjësit janë shprehur se pas emërimit të Sait Dollapit në krye të CEZ-it, janë shkarkuar nga puna 420 persona në të gjithë vendin, ndërsa ky numër sipas tyre pritet të shkojë në 2000. Gjithashtu ata kanë protestuar edhe kundër shkurtimit të pagave, e cila sipas tyre është ulur në 30 mijë lekë.
Kjo protestë u mbajt sot tek zyrat e kujdesit ndaj klientit tek ish-parku i autobuzave, ndërsa është paralajmëruar se të tilla protesta do të zhvillohen çdo të martë.
Ashtu si ne, dhjetra punonjes te tjere, jane larguar ose ulur ne detyre.
Ne jemi te rinj me performane te vleresuar, me ide, te shkolluar, profesional, qe punojme se na pelqen puna qe bejme. Por keto nuk mjaftojne mesa duket per z.Dollapi. Ky njeri e konsideron veten zot mbi ligjin, zot mbi kompanine, zot mbi jeten dhe fatin e punonjesve. Ky njeri ka tentuar te shkeli personalitetin sidomos ne te rinjve duke bere lloj lloj presionesh psikologjike deri ne largim nga puna.
Ka larguar, pa asnje procedure ligjore me dhjetra punonjes, mes tyre shume te arsimuar jashte vendit e i ka hedhur ne rruge duke i detyruar te mendojne largimin nga atdheu sepse per kete ish komunist puna e mire nuk eshte kriter i mjaftueshem, duhet te jesh spiun, ti nenshtrohesh e ti pershtatesh atij qe te meritosh te punosh. Ky i vetequajturi menaxher i madh Sahit Dollapi akuzon per luks e shpenzime ish drejtuesit Cek dhe eshte angazhuar per ulje te shpenzimeve te kompanise nderkohe qe vetes se tij i ka vene nje rroge 5 milion leke dhe i vetmi shpenzim qe ka ulur eshte rroga e punonjesve qe mbajne aktualisht kompanine ne 270 mije leke te vjetra, edhe pse me arsim te larte dhe me rezultate ne pune. Cmund te beje njeriu me 270 mije leke?- u shoprehën ata.
Më tej ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Sali Berisha që të zbatojë angazhimin e tij per ta vene ne prioritet punesimin e te rinjve.