E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i LSI, shkarkohet drejtori i spitalit të Korçës

Gazeta Shqip

spitali_korceShkarkohet nga detyra drejtori i spitalit të Korçës, Artan Buzo, anëtar i Kryesisë së LSI. Shkarkimi i tij është bërë ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë, me arsyetimin për nevojën e rritjes së performancës në spitalin rajonal.

Buzo ka drejtuar spitalin e Korçës prej më shumë se një viti. Emërimi i drejtorit të ri të spitalit të Korçës pritet të bëhet ditën e hënë. Shkarkimi i drejtorit të spitalit të Korçës vjen një ditë pasi Ministria e Shëndetësisë largoi nga detyra drejtorin e spitalit të Vlorës, Lezhës, si dhe drejtoreshën e shëndetit publik në Pukë, me pretendimin se kërkohet rritje e performancës në këto institucione shëndetësore.

12 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Largimi i LSI, shkarkohet drejtori i spitalit të Korçës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›