E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nxjerr një deputet austriak: Largimi i LSI-së, shenjë e fuqisë së PD-së

rubig

Paul Rubig, anëtar i Parlamentit Evropian dhe përfaqësues i Partive Popullore, ka lëshuar një deklaratë në lidhje me largimin e LSI-së nga mazhoranca.

Sipas tij, kjo gjë nuk do të ndikojë tek PD-ja, pasi sipas Rubig, largimi i LSI-së është shenjë fuqie për PD-në.

Në sfondin e largimit të një partneri të vogël të koalicionit drejt opozitës socialiste, kjo është një shenjë e fuqisë të Partisë Demokratike në vend. Partia Popullore Evropiane mbështet  qeverinë e zotit Berisha për arritjet e mëdha për vendin e tyre, por në veçanti për përpjekjet e tyre për të çuar vendin më afër  Evropës, ka thana Rubig.

Ai ka sulmuar edhe kreun e opozitës, Edi Rama, duke thënë se po bllokon integrimin e vendit me bllokimin e tre ligjeve në Kuvend.

Me zgjedhjet e përgjithshme që janë afër, unë do të doja të theksoja shpresën time se shqiptarët do të vazhdojë të mbështesin qeverinë aktuale që ka arritur anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe shumë përfitime të tjera për popullin, tha deputeti austriak, që sipas PD-së, ka folur në emër të Partive Popullore Europiane./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›