Noka: Presidenti ishte një faktor destabiliteti në Kuvend

Flamur Noka, deputet i “Rithemelimit” në PD, pas mbylljes së seancës parlamentare deklaroi për mediat se opozita do të vazhdojë aksionin dhe mosbindjen civile.
Sipas tij, Presidenti Bajram Begaj, i cili do të mbante një fjalë në nisje të sesionit parlamentar, erdhi në Kuvend si shërbëtor i regjimit të Edi Ramës.
“Ai erdhi si një ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktaturës. Sot, Edi Rama nuk bëri asgjë më shumë vetëm se e thelloi skandalin në marrëdhëniet me opozitës. Sot Presidenti i Republikës ishte një faktor destabiliteti”, tha Noka.
/rtsh.al/