E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i Nishanit, Meta ministër i Brendshëm?

Share

Ilir Meta mund të rikthehet në qeveri, pas largimit të tij pas publikimit të video-skandalit korruptiv. GSH thotë se Ilir Meta pritet që të emërohet ministër i Brendshëm në vend të Bujar Nishanit, që ditën e djeshme u zgjodh president.

Që prej mbylljes së gjyqit, që e shpalli të pafajshëm, Meta nuk ka marrë ndonjë post.

Ndërkohë, pritet që të ketë edhe ndryshime të tjera në kabinet. Mendohet që ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, të shkarkohet, ndërsa në vend të tij pritet të emërohet dikush nga PDIU.

Këto lëvizje pritet të jenë shpërblim i Berishës për këto dy parti për procesin e zgjedhjes së presidentit, duke qenë se rezultuan decizive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›