E Diel, 1 Nëntor 2026

TAP rrëzon NABUCO-n, fiton projekti që kalon nga Shqipëria

Reagon kryeministri Berisha, i cili do të takohet të premten me përfaqësuesit e Shah Deniz

0,,16887220_303,00Konsorciumi Shah Deniz ka përzgjedhur gazsjellësin TAP si projektin fitues që do të përçojë gazin natyror nga Azerbajxhani në Europë. Edhe pse ende jo zyrtarisht, lajmi është dhënë fillimisht nga gazeta prestigjioze greke Kathimerini, ndërkohë që mësohet se të premten mbërrijnë në Shqipëri përfaqësuesit e Shah Deniz, të cilët do të takohen me kryeministrin Sali Berisha, për ti komunikuar zyrtarisht vendimin për projektin fitues.
Vendimi
Numri 2 i SOCAR dhe aksioneri i madh i konsorciumit Shah Deniz kanë informuar për këtë zgjedhje kryeministrin grek Antonis Samaras në takimin e tyre në mesditën e së mërkurës. Lajmin e përforcon edhe gjiganti austriak i energjisë OVM i cili thekson se është hedhur poshtë plani i gazsjellësit NABUKO nga invsetitorët e programeve energjitike në Europë.
Mbështetësit
Qeveria greke dihet që ka mbështetur projektin e gazsjellësit TAP qysh në fillim ashtu si edhe Shqipëria dhe Italia tre vende nga të cilat do të kalojë ky gazsjellës gjigant. Sipas Athinës zyrtare Greqia me gazjellësin TAP bëhet një pjesë e rëndësishme në hartën energjitike. Në këtë periudhë krize ndërtimi i tij do të sjellë nga 2000 deri në 10000 vende pune më shumë se 35 miliard euro do të jenë përfitimet makro-ekonomike për të dhe rreth 1.2 miliardë euro do të jenë të ardhurat nga fillimi i menjëhershëm i punimeve, prej të cilave 320 milion do të shkojnë direkt në rritjen e prodhimite të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Përfitimet
Sipas ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare ky gazsjellës do tu japë një hov të ri marrëdhënieve me Shqipërinë duke përmirësuar klimën ekzistuese dhe do të sjellë një frymë të re në gjetjen e çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve. Greqia, Shqipëria dhe Italia mbështetën këtë projekt që në fillimet e tij. TAP është i vetmi projekt që prek territorin e vendit tonë dhe sipas përitshmërisë ndërtimi i tij do të sjellë miliarda lekë investime si dhe mijëra vende të reja pune. Në garën për transportin e gazit në Europë ishin 3 projekte, TAP, Nabuko dhe South Stream. Dy të fundit shmangnin Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë.
Marrëveshja
Të premten pritet zyrtarizimi i marrëveshjes me Shqipërinë, ndërsa mësohet se marrëveshja me Greqinë është firmosur pasditen e djeshme, ku qeveria greke është përfaqësuar nga ministri i Financave, Janis Sturnaras dhe Ministri i Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimit të Klimës, Makis Papageorgiu, ndërsa nga ana e TAP prej drejtorit Menaxhues, Kjetil Tungland.

Projekti, si do zbatohet
Gazsjellësi TAP do të ketë një kapacitet 10 mld metra kub në vit për të shkuar në kapacitetin 20 miliardë duke shtuar dy kompresorë në Serres (Greqi) dhe një në kufirin shqiptaro-grek. Gjatësia në total e tij do të jetë 870 km, 550 km në Greqi, 205 km në Shqipëri 110 km në detin Adriatik dhe vetëm 5 km në Itali. Pika më e lartë ku do të kalojë do të jetë 1800 metra në Shqipëri dhe thellësia 810 metra në detin Adriatik.

Reuters për projektin TAP
Ndërkaq edhe agjencia Reuters njofton se Projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP) është zgjedhur nga konsorciumi Shah Deniz nga Azerbajxhani për të bërë përçuesin e gazit nga Deti Kaspik në Evropë. Reuters citon Nabuço West, konsorciumin e OMV, që njofton se projekti i tyre nuk është përzgjedhur për të bërë transportuesin e gazit që do të kalojë nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë dhe më tej në Europën Perëndimore. “Projekti Nabuço Ëest nuk është përzgjedhur nga konsorciumi”, thuhet në një deklaratë të OMV-së. “OMV synon të luajë një rol në sigurimin e mëtejshëm dhe diversifikimin e furnizimit me gaz në Evropë dhe do të vlerësojë alternativa për të plotësuar rrugët ekzistuese të furnizimit.” Megjithatë, njoftimi zyrtar për përzgjedhjen e gazsjellësit pritet të bëhet të premten në datën 28 qershor.

Reagon Berisha: TAP është projekti i shekullit
Lajmi i shpalljes fitues të gazsjellësit TAP, nga konsorciumi Shah Deniz, është përshëndetur edhe nga kryeministri Berisha, i cili përmes rrjetit social facebook ka theksuar se ky është lajmi më i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë. Të dashur miq, projekti i gazsjellësit TAP u përzgjodh. Fitoi Shqipëria, projekti i shekullit për ne!!!. Është ky reagimi i kryeministrit Berisha pasi gazsjellësi TAP u përzgjodh nga konsorciumi Shah Deniz 2 për të transportuar gazin e Azerbajxhanit në Evropë. Kryeministri përshëndeti projektin TAP, në faqen e tij personale në Facebook. Ky është reagimi i dytë i Berishës, pas një vizite ngushëllimi në ambasadën e Hungarisë në Tiranë, për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit hungarez Gyula Horn. Ndërkohë, që dje pasdite pritej me shumë vëmendje dalja e tij dhe reagimi zyrtar për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›