E Diel, 1 Nëntor 2026

Largohen 12 nepunes shqiptare nga Drejtoria e te Ardhurave Publike

Drejtoria e te Ardhurave Publike (DAP) ne Tetove, ne njesine rajonale, ka larguar dje 12 nepunes shqiptare qe ishin pranuar me vendime pune vitin e kaluar. Grupi i nepunesve te larguar deklaruan largimin e tyre ne nje konference per shtyp ne Tetove. Ata theksuan se ne vendimin e largimit qe i eshte shperndare kete jave thuhet se ata nuk kane dhene provimin profesional per punesim. Te punesuarit shqiptare theksojne se kane qene te pranuar me konkurs te rregullt gjate vitit 2007 edhe ne kuader te planit per rritjen e perfaqesimit te bashkesive etnike ne institucionet shteterore. Te perjashtuarit thane se vendimi per largimin e tyre eshte nje revanshizem qe ka prapavije politike dhe qe eshte ndermarre nga pushteti aktual dhe Drejtoria e te Ardhurave Publike. "Me kete largim shkelet ne menyre brutale marreveshja e Ohrit dhe Kushtetuta, ndersa Abdilaqim Ademi nuk ka mbajtur premtimin se asnje shqiptare nuk do te largohet nga puna", theksuan te punesuarit shqiptare ne njesine rajonale te Drejtorise se te Ardhurave Publike qe eshte ne kuader te Ministrise se Financave. Te larguarit nga puna theksuan se ne bashkepunim me te larguarit e tjere shqiptare nga te gjitha institucionet, do t'i padisin ne institucionet nderkombetare.

Padia

Te perjashtuarit deklaruan se per keto shkelje do te njoftojme Ambasaden e UE, ambasaden e SHBA-ve, OSBE-ne, Avokatin e Popullit, sindikaten e Maqedonise dhe institucionet e tjera nderkombetare, per padrejtesine qe iu eshte bere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›