E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varrezat greke, nenshkruhet pakti

Marreveshje greko-shqiptare per varrezat e ushtareve greke ne Shqiperi. Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise me ane te nje deklarate per shtyp, konfirmoi se tre dite me pare mes qeverise tone dhe asaj greke eshte nenshkruar nje marreveshje, sipas te ciles vendoset ndertimi i dy varrezave te ushtareve grek, te cilet kane humbur jeten gjate Luftes se Dyte Boterore ne vendin tone. "Me 19.11.2008, ne Tirane u siglua marreveshja midis qeverise se Republikes se Shqiperise dhe asaj te Republikes se Greqise lidhur me vendprehjen e ushtarakeve greke te rene ne Shqiperi, gjate luftes italo-greke te viteve 1940-1941", theksohet ne njoftimin e djeshem per shtyp te Ministrise se Puneve te Jashtme. Sipas tekstit te deklarates, me firmosjen e kesaj marreveshje zgjidhet nje ceshtje teper e rendesishme mes dy paleve e cila prej kohesh ka qene e diskutuar. Po keshtu Ministria e Puneve te Jashtme thekson faktin se kjo marreveshje ka qene edhe nje ceshtje e ndjeshme per palen greke, e cila me ne fund po gjen nje zgjidhje. "Fryma e bashkepunimit te sinqerte e konstruktiv, si dhe e mirekuptimit te dyanshem beri te mundur qe te marre zgjidhjen e duhur edhe nje ceshtje e tille, e ndjeshme per te dy vendet tona, sic eshte ajo e vendprehjes se ushtarakeve greke", theksohet ne lidhje me marreveshjen e lidhur mes dy qeverive, tre dite me pare. Nga ana tjeter ne deklaraten e derguar per mediat te Ministrise sone te Jashtme theksohet edhe fakti se nenshkrimi i kesaj marreveshje do t'i hapi rruge edhe intensifikimit te marredhenieve mes dy shteteve. Perkthyer ne fjale me te thjeshta, pritet qe si rezultat i kesaj marreveshje, se shpejti Greqi te firmose edhe MSA-ne mes Shqiperise dhe BE-se. Nga ana tjeter Greqia si nje vend anetare ne NATO pritet te nenshkruaj se shpejti edhe Protokollin e bashkepunimit mes Shqiperise dhe NATO-s, nenshkrim i cili do t'i hapte rruge edhe pranimit te vendit tone me te drejta te plota vitin e ardhshem ne aleance. "Ministria e Puneve te Jashtme shpreh bindjen se siglimi i kesaj marreveshje do t`i kontribuoje thellimit dhe intensifikimit te metejshem te marredhenieve te shkelqyera qe ekzistojne midis dy vendeve tona mike", theksohet ne deklaraten e ministrise. Keshtu mesohet se sipas marreveshjes se lidhur pak dite me pare mes dy qeverive, parashikon ngritjen e ketyre varrezave ne zonen e Kelcyres dhe te Gjirokastres, numri i te cilave mbetet i pandryshueshem. Po keshtu do te kete eksperte te mjekesise ligjore per ekzaminimet e eshtrave qe do te varrosen. Varrezat do te administrohen nga kisha ortodokse shqiptare, por vetem ne aspektin humanitar te tyre. Numri i anetareve te komisioneve te perbashketa do te jete i barabarte nga palet greke dhe shqiptare, dhe cdo dokumentacion do te kete dosje dyshe si dhe procesverbale dyshe, te shoqeruara me fotografi. Nga ana tjeter ne keto komisione do te kete edhe ushtarake e historiane te cilet do te zgjidhin ne menyre te perbashket dhe do te zbardhin ceshtje qe kane nevoje per njohjen e fakteve historike.

Skandali ne fshatin Kosine

Debatet per eshtrat e ushtareve greke te rene gjate luftes se dyte boterore kane nisur qe ne vitin '97. Negociatat sollen dhe vendosjen qe marreveshja te nenshkruhej ne Tirane, gjate vizites qe do te bente atje ministri i mbrojtjes, ne maj te vitit 2006. Por 12 ore para nisjes, ministri e anuloi ate vizite, pasi nga pala shqiptare iu be e ditur me kortezi, se marreveshja nuk ishte gati te nenshkruhej. Kjo ceshtje mori permasa te medha mediatike ne Shqiperi me te ashtuquajturin skandal i Kosines, kur nje numer eshtrash u zhvarrosen ne fshatin Kosine te Permetit, me pretekstin se ishin te ushtareve greke te rene ne lufte. Qeveria greke u distancua nga ky aksion dhe nuk kishte dashur ta komentonte.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›