E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthimi, dyshohet sherbimi sekret

Policia arrestoi te shume kerkuarit por duket se ceshtja nuk eshte e zgjidhur. Gjithmone e me shume autoritet kosovare ndajne mendime te ndryshme per sa i perket qellimit te gjermaneve qe kryen shperthimin. Ruajtesit e rendit te Kosoves thane se ende nuk kane zbuluar motivin e shperthimit ne ICO, ndersa hedh poshte pohimet se tre gjermanet e arrestuar per kete rast, jane pjese e sherbimit sekret gjerman BND dhe atij serb UDB. Por, zyrtare te Komisionit Parlamentar per Siguri pohojne te kunderten. Tre gjermanet e arrestuar lidhur me shperthimin e 14 Nentorit ne Zyren Civile Nderkombetare, gjenden ende ne paraburgim prej 72 oresh dhe gjate kesaj kohe po merren ne pyetje nga hetuesit. Zedhenesi i policise, Veton Elshani, thote se ende nuk e di motivin qe i ka derguar keta tre persona te hedhin mjete shperthyes mbi objektin e ICO-se. "Nuk eshte zbuluar motivi i tyre. Ata jane te dyshimte lidhur me shkaktimin e rrezikut te pergjithshem, apo lidhur me shperthimin qe ka ndodhur me 14 Nentor para nderteses, ndersa per shkak te hetimit te rastit, i cili eshte duke u zhvilluar, ne nuk mund te flasim dicka tjeter", tha Elshani. Zedhenesi i policise hodhi poshte pohimet, se njeri nga te arrestuarit eshte pjesetar i sherbimit sekret gjerman BND dhe tjetri nga ai serb UDB. "Ne nuk kemi informata se ndonjeri nga ta eshte i ndonje agjencie. Ne dime se ata jane ne Kosove si persona private, nuk kane imunitet diplomatik, nuk jane punonjes te ambasadave, ne kemi te bejme me personel privat. Ndersa, sikur te ishin pjese e ndonje agjenture, do ta kishim kuptuar deri tash", tha Elshani. Por, kryetari i Komisionit Parlamentar per Siguri, Rrustem Mustafa, eshte i bindur se ne shperthimin ne ICO jane te nderlidhura sherbimet sekrete te huaja. "Dikush eshte i interesuar qe ta prishe situaten, ta destabilizoje vendin. Jane dy ngjarje qe ndodhen menjehere, eshte gjashtepikeshi i Ban Ki-Munit dhe sulmi ndaj zyres se ICO-se. Ështe nje rreth me i gjere qe e ndihmon Beogradin", tha Mustafa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›