E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohen Majko Islami dhe Seseri nga PS-ja

E premte 16 Dhetor 2011 2113 PANDELI MAJKO

Ndryshime te rendesishme ne grupin parlamentar socialist Tre deputete jane drejt largimit per arsye te ndryshme. Kastriot Islami pritet te perjashtohet Rudina Seseri eshte dorehequr ndersa Pandeli Majko mund te zere nje post mjaft te larte ne organizaten e kombeve te bashkuara.

Ish kryeministri socialist ka pohuar per Vizion Plus se eshte nder kandidatet kryesore per tu zgjedhur ne pozicionin e ndihmes sekretarit te pergjithshem te Evropes dhe vendeve te ish Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazit. Duket se emri i Majkos eshte vendosur per shkak te pergatitjes se tij dhe menaxhimit te suksesshem te situates se krijuar nga lufta ne Kosove. Ne Nje leter shperndare per mediat Majko mirepret kete detyre per te dhene sic shprehet ai kontributin individual pertej kufijve kombetar. Marrja ne konsiderate per te qene pjese e mundshme e nje qeverisje globale sipas Majkos do te ishte nje nder per cilindo politikan karriere. Megjithate duke shtuar se emri i tij eshte thjesht ne stadin e kandidaturave ai shton se vazhdon te jete per momentin deputet i partise socialiste. Vetem pak dite me pare Majko ka qene ne Uashington per kete ceshtje nga ku ka dhene edhe nje interviste per zerin e Amerikes. Nje zgjedhje e mundshme e deputetit te PS eshte shqyrtuar ne mbledhjen e kryesise e cila ka dhene miratimin e saj. Nese Majko zgjidhet ne OKB nga Ban Ki Mun ai do te duhet te jape doreheqjen nga mandati per tu zevendesuar nga emri i radhes ne listen e qarkut te Korces Irena Kallco. Nderkohe mesohet se ne gare per postin e larte qe do te mbetet vakant deri ne daten 8 janar 2012 jane edhe shume figura te njohura nga e gjithe bota. Kryesia e Ps ka propozuar perjashtimin e Kastriot Islamit nga grupi i PS e per rrjedhoje edhe nga partia pasi ai ka thyer vendimin duke mos marre pjese ne seancen ku u votua dekreti i presidentit per Bujar Leskajn. Gjithsesi verdikti final per perjashtimin e Islamit do te merret nga grupi i PS-se. Vete islami I kontaktuar nga vizion plus tha se ende nuk ishte njohur zyrtarisht me vendimin e kryesise. Nderkohe nje tjeter deputete e Ps Rudina Seseri ka dhene doreheqjen nga mandati per shkak te angazhimeve profesionale jashte Shqiperise e qe e bejne te pamundur ndjekjen e jetes parlamentare. Zonja Seseri i ka derguar nje leter kryeparlamentares Topalli dhe kryetarit te PS Edi Rama te cilet i informon per vendimin. Seseri pritet te zevendesohet nga Edison Konomi ose Gjon Bardhi i cili eshte pas saj ne listen e qarkut te Durresit. Me heret nga grupi parlamentar socialist eshte larguar Ermelinda Meksi e cila dorezoi mandatin pas zgjedhjes ne bordin drejtues te Bankes se Shqiperise. Zonja Meksi u zevendesua nga Aurel Xhindi djali i ish deputetit socialist Fatmir Xhindi. ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›