E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet 1000 m nën tokë, vdes minatori

BULQIZE- Miniera e Bulqizës vazhdon të marrë jetë njerëzish. Një minator u gjet sot i pajetë pasi u bllokua në rreth 1000 metër thellësi nën tokë.

Policia vetëm pak minuta më parë konfirmoi se trupi i pajetë i Bajram Dalipit është gjetur në thellësitë e nëntokës.

Sipas të dhënave të parë u raportua se minatori, Bajram Dalipi po punonte në një galeri private, të liçensuar, që nuk ka lidhje me galeritë e kompanisë ACR.

Ende nuk dihet se nën pronësi të kujt është galeria që mban numrin 58 në zonën D dhe në çfare kushtesh punohej ne kete galeri.

Policia ka nisur hetimet, ndersa mendohe viktima ka mbetur i bllokuar si pasoje e shembjes se nje pjese te galerise. Ndërkaq, po punohet per nxjerrjen e viktimes nga thellesia e tokes.

Prokuroria e rrethit mesohet se ka leshuar menjehre nje urdher-arresti per pergjegjesit e galerise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›