Largohen me deshire nga shtepia, gjenden dhe i kap policia
Elbasan- U denoncuan nga familjaret si te zhdukura, policia identifikon dhe gjen dy vajza te humbura. Sherbimet e policise se komisariatit te Elbasanit gjeten dhe shoqeruan per ne banese Santiola Isakun 19-vjec me banim ne Malasen te Cerrikut, pasi ishte denoncuar si e humbur nga familjaret e saj qe me daten 9 qershor te ketij viti. Sipas te dhenave 19- vjecarja u gjet e fshehur ne nje banese. Pas kapjes ajo eshte shprehur se eshte larguar me deshiren e saj nga shtepia. Gjate kesaj periudhe ka jetuar sipas menyres se vet. Dje ne mesdite policia e Elbasanit ka gjetur edhe J.B 17-vjece me banim ne lagjen "Skenderbej" Elbasan, e shpallur ne kerkim policor me date 1 korrik te ketij vitit. Adoleshentja ishte larguar nga banesa me 30 qershor. Ajo ka deklaruar ne polici se eshte larguar nga shtepia me vullnetin e saj. F.S.