E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dy personave te shpallur ne kerkim

Korce -Policia e Korces ka vendosur ne pranga dy persona te shpallur ne kerkim. Burime te policise se Korces bejne te ditur se jane arrestuar Olger Dushku dhe Artur Ymetlli. I pari eshte vendosur ne pranga se ka dezertuar nga sherbimi i detyrueshem ushtarak, kurse i dyti per kanosje. Policia e Korces ben te ditur se Dushku, pasi ishte mobilizuar per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak, ishte larguar nga reparti ushtarak. Ndaj tij ishte ngritur akuza e dezertimit dhe per kete gjykata e ka denuar me gjashte muaj burg. Nderkohe policia ne te njejten dite ka arrestuar edhe nje person te akuzuar per kanosje, i cili kishte mundur te largohej ne momentin kur policia shkoi ne banesen e tij per ta shoqeruar ne komisariat. Behet fjale per Artur Ymetlliun nga fshati Bucimas i Pogradecit, i cili kishte kanosur me thike nje bashkefshatarin e tij, pas nje konflikti per motive te dobeta. D.Z


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›