E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohen nga Azotiku lëndët helmuese

12/02/2009  Do tw depozitohen nw depot kombwtare tw helmeve nw Elbasan

Zhvendosja e cianurit

FIER- Zhvendosen nga ambientet e Azotikut një sasi prej 200 kg cianur si dhe mbetje të tjera të rrezikshme. Procesi i transportimit është kryer paraditen e djeshme nga reparti i inspektim-shpëtimit të minierave nga Tirana dhe me mjete të posaçme për këtë qëllim.

Largimi

Destinacioni i kësaj lënde të rrezikshme do të jetë në depot kombëtare të helmeve në Elbasan ku dhe masat e sigurisë janë tepër të larta për ruajtjen e tyre. Ky proces është mbikëqyrur nga masa të forta të sigurisë gjatë transportit dhe lëvizjes së kësaj sasie deri në itinerarin e parashikuar të shoqëruar nga uniformat e policisë fierake. Sipas drejtorit të ish-Azotikut, Artan Kalemi, kjo sasi ka qenë e depozituar në këtë uzinë dhe ka shërbyer për procese të ndryshme teknologjike kur uzina ka qenë në proces pune. “Në kuadër të masave që ka marrë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për pastrimin e të gjitha zonave të ndotura janë implementuar deri tani 2 faza në Azotik, ndërsa dje është implementuar edhe faza e tretë. Dy fazat e para kanë pasur lidhje me ngurtësimin e arsenikut, i cili në fazën e dytë u gropos në një landfilld të sigurisë së lartë dhe sot është duke u implementuar faza e tretë, e largimit të kimikateve shumë të rrezikshme të 200 kg cianur”, -ka thënë drejtori i Azotikut Artan Kalemi. Kjo sasi e depozituar në vite pas ndaljes e më pas falimentimit të kësaj uzine është përfundim i sasive të mbetjeve të rrezikshme për këtë uzinë, por edhe për rrezikun që mund të paraqisnin për komunitetin fierak. Në projektet e ardhshme parashikohet edhe asgjësimi i tyre.

PASTRIMI I ZONËS

Në kuadër të masave që ka marrë METE, për pastrimin e të gjitha zonave të ndotura janë implementuar deri tani 2 faza në Azotik, ndërsa dje është implementuar edhe faza e tretë. Dy fazat e para kanë pasur lidhje me ngurtësimin e arsenikut, i cili në fazën e dytë u gropos në një landfilld të sigurisë së lartë dhe dje është duke u zbatuar faza e tretë e largimit të kimikateve shumë të rrezikshme të 200 kg cianur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›