Mediu e ushtarakët, akuza për “Gërdecin”
12/02/2009 Të pandehur 11 persona, dëshmojnë me radhë
TIRANE- Plot 11 perona janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme, ku së bashku me tre personat e arrestuar Mihal Delijorgjin, Dritan Minxollin dhe Ylli Pinarin numri i të pandehurve në dosjen “Gërdeci” shkon në 14 veta. Ish-funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë, të cilët akuzohen për ngjarjen e rëndë të 15 marsit të një viti më parë, ku 26 vetë humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë u plagosën, janë paraqitur ditën e djeshme në Prokurorinë e Përgjithshme, ku janë njohur me akuzat që kjo e fundit ka ngritur ndaj tyre. Mësohet se gjatë gjithë ditës së djeshme prokurorët e çështjes së tragjedisë së Gërdecit, i kanë komunikuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-shefit të Shtabit Ushtarak Luan Hoxha, zv/shefit të shtabit Agim Lalës, ish-Drejtorit të Logjistikës Dashnor Çaushit, ish-sekretarit të përgjithshëm, Ardian Mullait, dhe disa personave të tjerë që me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Shumica e të pandehurve nuk pranuan të flisnin për mediat, për veç avokatit mbrojtës të Fatmit Mediut, Ardian Vishës, i cili tha se “Nuk ka asgjë të re në dosje, nga kërkesa që Prokuroria dërgoi në Kuvend, për të kërkuar heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut”.
Gjeneralët
Burime pranë akuzës qendrore thanë se i pari që është paraqitur në Prokurori për t’u njohur me shkeljet e bëra gjatë ushtrimit të detyrës, ishte i pandehuri Luan Hoxha. Gjeneral Leitnant Luan Hoxha ka shkuar në Prokurori rreth orës 09:30, ku i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, atij i është komunikuar akuza e “Shpërdorimit të detyrës” nga prokurori Alfred Progonati. Mësohet se ish-gjenerali nuk ka kryer asnjë reagim, por për gati 1 orë ai ka dëgjuar nga prokurori, shkeljet e kryera gjatë drejtimit të forcave ushtarake në Gërdec. Menjëherë pas largimit të Luan Hoxhës, “mysafir” në Prokurorinë e Përgjithshme ka shkuar ish-komandanti i Forcave të Bashkuara Shpëtim Spahiu. Në shoqërinë e avokatit Vladimir Meçe, Spahiu është njohur me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Fill pas Spahiut në prokurori ka mbërritur kolegu i tij, ish-komandanti i Forcave Mbështetëse Zija Bahja. Mësohet se edhe ky i fundit ka pasur të njëjtin fat me kolegët e tij. Furnizimi i punishtes së Gërdecit, me municione të kalibrave të ndryshëm, të cilët nuk ishin parashikuar në kontratën midis MEICO-s dhe “Alba-Demil”-it, duket se i ka kushtuar shtrenjtë gjeneralit të vjetër Zija Bahja. Ndërkohë që pas tij, “i ftuari” VIP ka qenë ish-ministri i Mbrojtjes njëkohësisht kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu. Prezenca e tij është nxjerrë rreth orës 13:00 ku i shoqëruar nga avokati Ardian Visha, Mediu ka ngjitur shkallët e Prokurorisë, ku brenda mureve të saj i është komunikuar zyrtarisht akuza e “Shpërdorimit të detyrës”. Në Prokurori është paraqitur edhe avokati mbrojtës i të pandehurit Shkëlzen Madani, i cili shërbente në Ministrinë e Mbrojtjes si drejtues ekonomik i burimeve dhe menaxhimit. Arsye e mosparaqitjes së tij është bërë masa e arrestit shtëpiak, që Prokuroria e Tiranës ka vendosur për të, pasi ai akuzohet edhe për një çështje tjetër. Gjithashtu në Prokurori nuk u paraqit ish-sekretari i përgjithshëm Adriatik Mema, i cili sipas burimeve aktualisht ndodhet si emigrant në Amerikë. Po kështu edhe ish-drejtori i Drejtorisë Juridike Ndue Marku, i cili me hartimin e ligjeve për punishten e Gërdecit është marrë i pandehur nga organi i akuzës qendrore.
Fatmir Mediu
Rreth orës 13:00 ish-ministri i Mbrojtjes është paraqitur në organin e akuzës ku është njohur me veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Për gati një orë Mediu është njohur me të gjitha shkeljet e bëra gjatë drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë avokati i tij Ardian Visha ka pohuar se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë gjë të re, nga kërkesa e heqjes së imunitetit.
Luan Hoxha
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë shqiptare është paraqitur i parë në organin e akuzës. Rreth orës 09:30 gjeneral Leitnant Luan Hoxhës i është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës. Për gati një orë ai është njohur me të gjitha shkeljet e bëra gjatë drejtimit të forcave të armatosura. Pas daljes Hoxha nuk pranoi të shprehej për mediat.
Shpëtim Spahiu
I përfaqësuar nga avokati i njohur Vladimir Meçe, ish-komandanti i forcave të bashkuara Shpëtim Spahiu është njohur me akuzën e ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme. Duke mos dhënë asnjë informacion mbi akuzën e ngritur, Spahiu është larguar nga Prokuroria me fatin e njëjtë të dy kolegëve të tij. Së shpejti ai do shkojë në gjykatë si i pandehur.
Zija Bahja
Me vendosmërinë e ushtarakut, edhe Komandanti i Forcave të Bashkuara është paraqitur ditën e djeshme në Prokurorinë e Përgjithshme. Bahja është njohur me akuzën shpërdorimit të detyrës, pasi gjatë shërbimit në strukturat e ushtrisë, ai ka furnizuar me municion të kalibrave të ndryshëm, firmën e Mihal Delijorgjit “Alba-Demil”.
Të akuzuarit
1. Shef i Shtabit Luan Hoxha
2. Zv/shef i Shtabit Agim Lala
3. Ish-ministri Fatmir Mediu
4. Sekretar i përgjithshëm Ardian Mullai
5. Ish-drejtor ekonomik i burimeve dhe menaxhimit në ministri Shkëlzen Madani
6. Komandant i forcave te bashkuara Gjeneral Shpëtim Spahiu
7. Komandat i forcave mbështetëse Zija Baja
8. Drejtor i Logjistikës së shtabit Dashnor Caushi
9. Sekretar i Përgjithshëm Adriatik Mema
10. Drejtor i Drejtorisë se Menaxhimit të Buxhetit Armand Tartari
11. Drejtor i Drejtorisë Juridike Ndue Marku
Që nga ky moment prokurorët, të cilët ligjërisht kanë mbaruar punë me komunikimin e akuzave kanë të drejtë që të formulojnë kërkesën për gjykim, për t’ia paraqitur më pas gjykatës. Në 15 mars të këtij viti mbarojnë afatet e hetimit dhe brenda kësaj date dosja duhet të ketë përfunduar para togave të zeza dhe këto të fundit, duke gjykuar nga veprimet apo mosveprimet e të pandehurve do të marrin edhe vendimin përfundimtar në varësi të akuzës së formuluar.