Putin: SHBA të heqë dorë nga sistemi antiraketë
Vetëm pak ditë përpara vizitës së presidentit amerikan Barak Obama në Moskë, kryeministri Putin deklaroi se nëse Uashingtoni ndryshonte qëndrim lidhur me zgjerimin e aleancave ushtarake, një referencë e qartë për NATO-n, atëherë SHBA-ja do të bënte një hap të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë.
"Nëse do të konstatonim që partnerët amerikanë pezullojnë planet për dislokimin e komplekseve të reja të raketave, sistemeve të mbrojtjes antiraketë, apo rishikojnë politikën e tyre të zgjerimit të blloqeve politiko-ushtarake, atëherë ky do të ishte një hap i madh përpara", deklaroi Putin për gazetarët, i cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.
Kjo deklaratë bëhet pak ditë përpara vizitës së Obamës në Moskë më 6-8 korrik. Obama pritet të takohet me presidentin rus Dimitri Medvedev dhe kryeministrin Putin.
"Jemi të gatshëm për një bashkëpunim të efektshëm dhe presim shumë nga administrata e re", theksoi Putin gjatë një aktiviteti në rajonin jugor Krasnodar.