E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet Bujar Nepravishta kreu i Entit Rregullator te Energjise

Bujar Nepravishta ka dhene doreheqjen nga posti i kreut te ERE-s. Njoftime te eshte bere sot nga mediat ku bene te ditur se largimi i tij mund te jete motivuar nga probleme te ndryshme qe mund te kene lindur me mosndryshimin e tarifave ne fund te 2010-es.


Bujar Nepravishta nuk eshte shkarkuar pasi shkarkimi mund te behet vetem nga Kuvend i cili dhe e ka emeruar- sqaron Enti Rregullator i Energjise.


Kryetarit te ERE-s ka mbajtur kete post prej 6 vitesh qe nga koha ku PD eshte erdhi pushtet. Nderkohe nuk eshte bere ende e ditur emir I personit qee do te zevendesoje Bujar Nepravishten


Qeveria kerkon doreheqjen e Nepravishtes kryetari ende ne detyre

TIRANE- Sektori i energjise vjen edhe nje here ne vemendjen e publikut kesaj radhe diskutimet nuk kane te bejne me cmimin e energjise elektrike por me kreun e Entit Rregullator te Energjise Bujar Nepravishta te cilin duket se qeveria ka menduar ta zevendesoje. Nje mori deklaratash dhe kunder deklaratash po shoqerojne kete ngjarje duke e lene ende te pasqaruar plotesisht. Nga njera ane qeveria e cileson te perfunduar kete ceshtje duke theksuar se Nepravishta ka dhene doreheqjen ndersa zyrtare te ndryshem te Entit Rregullator te Energjise konfirmojne ushtrimin normalisht te detyres se shefit te tyre te pakten deri pasditen e djeshme kur ka mbaruar edhe orari zyrtar duke shfaqur divergjencat midis qeverise dhe ketij institucioni te cilin ligji e cileson si te pavarur. Nderkohe i kontaktuar nga media ky i fundit ka deklaruar se eshte parlamenti qe e shkarkon ate dhe jo qeveria.

Mesohet se Nepravishtes i eshte kerkuar nga qeveria te lere postin duke dhene doreheqjen. Kjo kerkese ka disa dite qe ndodhet ne tavolinen e tij por ky i fundit ka vijuar punen normalisht. Ne fakt Nepravishta ka ligjin ne anen e tij ne kete rast. Sipas ligjit per Sektorin e Energjise Elektrike Bordi i Komisionereve te Entit Rregullator te Energjise dhe Kryetari emerohen dhe shkarkohen nga Kuvendi duke mos pasur lidhje direkte me qeverine. Por kjo pavaresi shkon deri ketu pasi ekipi perzgjedhes i cili ka detyren per propozimin e kandidaturave perbehet nga Ministri i Ekonomise Kreu i Komisionit te Kuvendor per Veprimtarine Prodhuese dhe Kreu i Komisionit te Ekonomise. Pra ne kete rast ata qe marrin vendimin jane Nasip Naco Edmond Spaho si dhe Jemin Gjana. Per sa i perket shkarimit te anetareve te bordit ligji parashikon nje sere shkaqesh te cilat fillojne nga paaftesia e ushtrimit te detures deri tek shkelja e ligjit ne fjale.

Ne rastin e Nepravishtes nuk dihet shkaku i vertete pse i eshte kerkuar doreheqja. Te pyetur ne lidhje me kete ngjarje burime prane qeverise shprehen se Nepravishta ka dhene realisht doreheqjen dhe se po punohet per zevendesimin e tij. Bordi i Komisionereve te ERE-s eshte organ ekzekutiv dhe perbehet nga kater anetare dhe kryetari. Kryteri dhe anetaret zgjidhen nga Kuvendi dhe duhet te percaktojne nje sere kushtesh pjesa me e madhe e te cilave ka te beje me eksperiencen e tyre ne sektorin e energjetikes.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›