E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore kapet me 165 kg lende narkotike arrestohet 25-vjecari

Rreth 165 kg lende narkotike e llojit kanabis sativa e cila u sekuestrua mbremjen e te henes ne Vlore ka cuar ne pranga nje 25-vjecar.

Sipas policise se Vlores ne kuadrin e operacionit te koduar Pranvera eshte bere i mundur sekuestrimi i nje sasie prej 165 kg kanabis sativa e cila transportohej nga fshatrat e Vlores ne drejtim te qytetit me ane te nje automjeti.

Policia ben te ditur se ka arrestuar shtetasin Klodian Lalaj 25 vjec si dhe ka sekuestruar sasine e lendes narkotike automjetin BMV X5 me targa Tr 40-11M dhe nje arme te tipit Kallashnikov bashke me dy krehra me 60 fisheke.

Sipas policise hetimet vijojne pasi ka dyshime se te tjere persona mund te jene pjese e kesaj veprimtarie e paligjshme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›