E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet Prifti Me kercenoi Meta. LSI Nje pazarexhi i rendomte

UPDATE- Nje pazarexhi i rendomte dhe nje kamikaz i pashprese i klubit te kokaines ky ka qene reagimi zyrtar i Levizjes Socialiste per Integrim menjehere pas largimit te Dritan Priftit nga kjo force politike.

Ne reagimin e LSI-se thuhet se Meta i dha Priftit cdo shans te reflektonte dhe se ai vendosi I vetem te ikte. Sipas Sekretarit te Marredhenieve me Publikun ne LSI Ardit ela largimi i tij ishte i pritshem.



Ish ministri I METE-s Dritan Prifti njeheresh nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim ka deklaruar sot largimin e tij nga kjo force politike.

Ne nje deklarate per mediat Prifti ka bere publike arsyet qe e shtyjne te heqe dore nga forca politike ne te cilen ishte aktiv prej vitesh.

Prifti pretendon se eshte kercenuar nga kreu i partise Ilir Meta te cilin e akuzon per sms kercenuese per te dhe femijet.

Konflikti shpertheu me shkarkimin e Priftit si minister i Energjetikes pas nje mbledhjeje te kryesise se LSI-se e cila u pasua me shkembim akuzash mes paleve.



Me poshte pjese te shkeputura nga letra e Dritan Priftit

Dje e kam marre kete vendim perfundimtar pas disa mesazheve te shkembyera me Ilir Meten ku ai me permendte edhe kater femijet e mi. Atij mesazhi une nuk iu pergjigja sepse mu duk si ato kercenimet qe kam marre muajt e fundit si Minister ku kercenuesit me permendnin femijet dhe se i dinin shkollat e tyre

Kryetari i LSI hedh poshte cdo sakrifice cdo miqesi cdo bashkepunim cdo kontribut nese ne nje rast te vetem atij nuk i plotesohet deshira qofte dhe kur deshira e tij nuk mund te plotesohet per shkak te ligjit. Sakrificat miqesia bashkepunimi dhe kontributi im filluan te hidhen poshte kur nje tender ne Albpetrol nuk e fitoi B.H sepse komisioni atje e skualifikoi per mangesi ne dokumentacion. Gjerat u perkeqesuan kur nje koncesion gjykata nuk te lejonte tia jepje dot Y.T. Me vone u prishen me keq punet kur nje privatizim nuk mund ta meritonte M pavaresisht se ai kishte merituar te tjera me pare



Jam shume i zhgenjyer qe ai ka nxjerre sekseret e tij ne treg per te blere deputete te Partise Socialiste me cmime skandaloze. Dje sekseret e tij i kane bere kete oferte nje deputeti te PS nga Fieri. I kane ofruar shume para kontroll te plote mbi Albpetrolin si ndermarrje dhe vendin nr.1 ne listat e LSI ne qarkun Fier. Sekseret e tij dhe ai vete e kane me te lehte te shkojne te blejne deputete nga PS sesa te respektojne deputetet e LSI te cilet kane luftuar me gjak per te siguruar ato mandate deputeti

Shpresoj shume qe distancimin tim nga Ilir Meta shqiptaret te ma kuptojne ashtu sic eshte. Kam bindjen qe miqte dhe shoket e mi me mirekuptojne. Ata dine dhe me shume se kaq.Zoti ju sjellte mbaresi ne jetet tuaja



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›