Prene me gure fresibel shtyllat e tensionit te larte tre ne pranga
Se sa cudi ndodhin ne kete vend duket qarte nga iniciativat kriminale te individeve. Dje tre persona ne Shkoder jane arrestuar sepse kishin prere shtyllat elektrike te tensionit te larte ne afersi te shinave te trenit ne Shkoder. Burime nga policia lokale tregojne se arrestimi i tyre u realizua pas sinjalizimeve qe banoret derguan ne sallen operative. Policia e Shkodres beri te ditur se u arrestuan ne flagrance dy vellezerit 32-vjecari Gjin D. Maxhuni dhe Prel D. Maxhuni te lindur ne fshatin Bugjon te komunes Fierze te rrethit te Pukes dhe banues ne fshatin Bardhaj te komunes Rrethina ne Shkoder si dhe 35-vjecari Pjeter Gjoka i lindur ne Vaun e Dejes dhe banues ne lagjen Tre Heronjte te qytetit te Shkodres. Arrestimi i ketyre u be pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane prere me gur fresibel shtyllat elektrike te tensionit te larte prane shinave te trenit ne fshatin Juban te komunes Guri i Zi ne Shkoder. Policia ka mundur te kape ne flagrance tre autoret si dhe ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale shtyllat elektrike te cilat tre personat i kishin ngarkuar ne nje kamioncine. Pas kryerjes se veprimeve procedurale materialet ne ngarkim te tre shtetasve ne fjale iu kaluan prokurorise se Shkodres per veprat penale te vjedhjes dhe shkaterrimit te rrjetit elektrik ne bashkepunim.