E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha u premton fermereve investime

Gjate turit te tij ne Jug te vendit fundjaven e shkuar Kryeministri Berisha peruroi ne afersi te Sarandes rikonstruksionin e rruges se Soromese qe lidh komunat Aliko dhe Xarre me rrugen kombetare.

Rruga e re me gjatesi 18.5 km dhe me vlere 291 milione leke eshte nje financim i Fondit shqiptar te Zhvillimit. Rruga i jep kesaj zone nje infrastrukture te re qe pritet te lehtesoje levizjen dhe arritjen me shpejt ne treg per fermeret dhe banoret e zones. Kryeministri Berisha u takua me keta fermere dhe i garantoi se qeveria do te beje cdo investim qe permireson jeten e tyre.

Kryeministri u beri te njohur fermereve se se shpejti nis edhe projekti i dyte i madh per kultivimin e drureve frutore qe krahas projektit te ullirit do te krijoje sipas qeverise mundesi te reja te medha per fermeret nepermjet shfrytezimit te ketyre potencialeve. Duke i ftuar te perfitojne nga ky projekt Kryeministri i garantoi fermeret se qeveria do te subvencionoje cdo rrenje ulli apo agrume qe ata do te mbjellin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›