Kom. Ligjeve, shtyn diskutimin për Gjyk. Administrative
Komisioni i ligjeve ka shtyrë diskutimin për projekligjin për Gjykatën Administrative, pas kërkesës së opozitës. Kjo e fundit kërkoi një diskutim më të gjerë me ekspertët edhe ata ndërkombëtarë që asistojnë në Ministrinë e Drejtësisë.
TIRANE- Me kërkesë të opozitës komisioni i ligjeve i ka lënë dy ditë kohë ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe atyre të institucioneve ndërkombëtare, për të bërë ndryshimet e nevojshme në projektligjet për Gjykatën Administrative.
Edhe pse janë shprehur parimisht dakort me ekzistencën e një gjykate të tillë, opozita kërkoi që drafti të konsultohet me grupet e interesit dhe ekspertët e huaj që asistojnë në Ministrinë e Drejtësisë.
Por dhe pse ministri Alibeaj tha se ligji kishte ardhur pas një konsultimi të gjerë, kreu i komisionit Rusmaili pranoi propozimin e Partisë Socialiste, duke i lënë kohë ekspertëve deri ditën e mërkurë.
Miratimi i këtij drafti do të bëjë të mundur krijimin për herë të parë të një Gkykate Administrative që do të shqyrtojnë problemet që kanë të bëjnë kryesisht me gjobat ndaj biznesit. (a.r/news24/balkanweb)