E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria kërkon të hetohet Carla Del Ponte

Shqipëria do u kërkojë institucioneve ndërkombëtare të hetojnë ish-prokuroren Karla del Ponte.

Kryeministria e Shqipërisë, në një deklaratë zyrtare, ka njoftuar se do të nisë kërkesë për hetimin e Del Pontes pas lirimit të Ramush Haradinajt.

“Del Ponte të hetohet për rolin tendencioz e të paligjshëm në lidhje me Haradinajn. Kërkesa për hetimin e Del Pontes do t’i dërgohet edhe sekretarit të OKB-së”, bën të ditur Kryeministria.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka shpallur të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ish-luftëtarët e UÇK-së Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Vendimi nga trupi gjykues është shpallur mëngjesin e së enjtes.

Në vendimin e saj, Gjykata thotë se Prokuroria nuk ka sjellë ndonjë dëshmi bindëse lidhur me akuzën për tre të akuzuarit se gjatë vitit 1998 kanë kryer krime lufte. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›