Largohet piku i infektimeve nga gripi – ISHP: Bien infektimet javore por nuk ka vend për relaksim deri në mars

Bie piku i infektimeve nga gripi në vend. Instituti i Shëndetit Publik konstaton rënie të infeksioneve respiratore javore të raportuara nga qendrat shëndetësore por kjo nuk do të thotë sipas autoriteteve që këtij dimri ja hodhëm.
“Numri javor i infeksioneve respiratore ka rënë por megjithatë gripi nuk ka ikur dhe parashikohet deri nga mesi i muajit mars”, u shpreh Artan Simaku, epidemiolog në ISHP.
Ndonëse me më pak infektime, të prekurit rëndë nga gripi nuk kanë pësuar rënie Në spitale fluksi I tyre paraqitet i njëjtë me javët mëparshme.
“Numri i rasteve të rënda dhe me shtrime në spital mbetet i qëndrueshëm”, tha ai.
Nën variantet AH3N2 dhe K i gripit së bashku me viruset e tjera si covid dhe ai Sinsicial Respirator në bashe qarkullim kanë prekur të gjitha moshat por në dy fasha ato prekin kulmin.
“Një kulm në moshën pediatrike 0-14 vjeç dhe një kulm në moshën e rritur mbi 55 vjeç”, theksoi epidemiologu.
Epidemiologët vijojnë të bëjnë thirrje për vaksinim. Ata parashikojnë që infektimet nga gripi të zgjasin deri në fund të muajt mars .
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/