E Diel, 1 Nëntor 2026

Larje hesapesh në Kurbin, vritet një e plagoset një tjetër, arrestohet autori

Kurbini është tronditur nga të shtëna me armë zjarri, të cilat kanë lënë si bilanc një të vdekur dhe një të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Sanxhak, ku burime nga policia lokale bëjnë me dije se dy personat janë qëlluar me armë zjarri nga një person i tretë dhe për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Besar Ndreu 25 vjeç, i liruar vetëm një ditë më parë nga burgu pasi kishte kryer dënimin për plagosje, ndërsa është plagosur Klentin Bajraktari, 21 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Forca të shumta të policisë të mbërritura në vendngjarje kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar vetëm pak minuta pas ngjarjes. Bëhet fjalë për shtetasin Albert Tuci, 22 vjeç, i cili sipas bluve dyshohet se ka pasur një konflikt të hershëm me 25-vjeçarin Ndreu.

Nga ana e policisë vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, ku humbi jetën një person ndërsa u plagos një tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›