E Shtunë, 31 Tetor 2026

Las Vegas, ekspertët e Ushtrisë rrëfejnë sekretet e UFO-ve

UFO-t ekzistojnë. Ky do të jetë mesazhi që do të përcjellin një grup ekspertësh ushtarakë nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët do të ndajnë rezultatin e hetimeve të tyre shumëvjeçare brenda dhe jashtë Ushtrisë për ekzistencën e alienëve. Instituti Smithsonian ka organizuar në Las Vegas  takimin e ekspertëve që janë marrë me Zonën 51, terreni-laborator i studimit të UFO-ve. Ajo që do të dëgjoni nga ky panel, ku flasin njerëz që kanë punuar me Ushtrinë, do të jetë bindja e përbashkët e tyre se UFO-t janë të vërtetë, tha kolonel Xhon Aleksander për Huffington Post. Shumica e folësve në takimin e 22 shtatorit në Las Vegas janë kolonelë të forcave ajrore amerikane apo ekspertë shkencorë që kanë punuar me FBI-në. Mes folësve do të jetë edhe kolonel Robert Friend, i cili ka qenë drejtor i Project Blue Book, ku raportohen 701 raste të identifikimit të objekteve fluturuese të panjohura, nga 12 618 që janë raportuar gjithsej në periudhën 1947-1969, sipas të dhënave që tani nuk janë më sekrete.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›