E Shtunë, 31 Tetor 2026

Latif Gashi: Pse t'i besohet më EULEX-it?

Latif Gashi – Lata, pas vendimit ka reaguar në rrjetin social Facebook. Ai në profilin e tij ka shkruar se ky është vendim i padrejtë dhe vendim i padrejtësisë ndërkombëtare.

Sipas tij, vendimi është politik, i paragjykuar, i supozuar, i paargumentuar dhe i paarsyetuar.

“Pse t'i besohet më EULEX-it? Do të ishte satisfaksion për Prokurorin dhe Gjykatën po ta kishin vetëm një dëshmitar qe na akuzon si provë formale! Do të ishte satisfaksion për gjykatën dhe prokurorin ta kishte vetëm një provë materiale fajsuese për NE”, ka shkruar Lata.

“Faleminderit Zotit që na e dha fatin ti shërbejmë atdheut tonë. Dhe na ndihmoi ta kem Lirinë dhe Pavarësinë e vendit tonë! Faleminderit popullit tonë qe na besoi na përkrahu e u solidarizua me Ne!
Lavdi dëshmorëve te kombit! E pa harruar vepra e tyre”, ka shkruar në fund Latif Gashi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›