E Diel, 1 Nëntor 2026

Komunitet RAE mbeten pa strategji qeveritare

Megjithëse vetë është hartuese, Qeveria e Kosovës nuk ka gjetur kohë të jetë e pranishme në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohej lidhur me strategjinë e saj për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. I pranishëm nuk ishte as ministri për Kthim dhe Komunitete, i cili do të merret drejtpërdrejt me implementimin e kësaj strategjie.

Debati i sotëm nuk u pa me rëndësi as nga deputetët. Nga gjithsej 120 deputetë, vetëm 36 prej tyre ishin të pranishëm, raporton KTV.

Iniciuesi i debatit, Xhevdet Neziri ka kritikuar në masë të madhe qeverinë, duke thënë se ajo nuk gjen kohë për komunitetet, sepse ka për të bërë pazare të tjera. Ndërsa Ministrinë për Kthim dhe Komunitete e ka quajtur si Ministrinë më kaotike. Gjithashu u tha se kualifikimet për këto komunitete bëhen në mënyrë raciste, sepse ka të bëjë me ngjyrën e lëkurës së tyre. Megjithatë, Kuvendi nuk arriti t’i miratojë rekomandimet për mungesë kuorumi, ndërsa mbetet që rekomandimet të harmonizohen edhe në mes të grupeve parlamentare./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›