Rasmusen Siguria ne Kosove duke u permiresuar

Prishtine 15 shtator NOA - Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fog Rasmusen ka pohuar sot se situata e pergjithshme e sigurise ne Kosove eshte duke u permiresuar duke i qendruar keshtu idese per reduktimin e trupave te KFOR-it ne kete vend.
Sipas Rasmusen edhe pse kohet e fundit jane shenuar incidente sporadike ne veri te Kosoves aleatet te jene ende te interesuar per reduktimin e pranise ushtarake ne Kosove.
Drejtimi qe po merr Kosova dhe situata atje
eshte e qarte situata e sigurise eshte duke u permiresuar - tha sekretari i
pergjithshem i NATO-s - ndoshta eshte edhe nje lajm paksa i mire se incidentet
e fundit qe kane ndodhur nuk kane qene te provokuara me motive politike por
si rrjedhoje e nje rezultati te nje ndeshje sportive.
Gjithsesi ai beri me dije se para cdo vendimi per reduktim te metejshem te
trupave te NATO-s ne Kosove Aleanca e Atlantikut te Veriut do te prese
analizat e autoriteteve ushtarake qe do te analizojne edhe situaten politike
por edhe situaten e sigurise ne terren.
n.e/NOA