E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni Fontana, arrestohen 7 persona për trafik

Prishtinë, 16 shtator, NOA Mëse shtatë persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë identifikuar si viktima të trafikimit gjatë operacionit policor të koduar Fontana 2010, kryer nga forcat e Policisë së Kosovës.

Siç ato bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, e kanë ndërmarrë këtë aksion në kuadër të luftimit të trafikimit të qënieve njerëzore, duke konkluduar kështu me ndalimin e një grupi kriminal që dyshohet se merret me aktivitetin kriminal të trafikimit të qënieve njerëzore dhe prostitucionit.

Gjate këtij operacioni janë arrestuar konkretisht 6 persona, ku 3 prej tyre dyshohen për ushtrim të veprës penale të trafikimit të qënieve njerëzore dhe 3 tjerë për prostitucion, ndërsa janë identifikuar edhe tre vajza kosovare, viktima të trafikut.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/30583-operacioni-fontana-arrestohen-7-persona-per-trafik","title":"Operacioni Fontana, arrestohen 7 persona për trafik","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" });

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›