E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga luhen 6 ndeshje te javes se 26-te

Emocionet e shortit të Championsit janë lënë pas dhe tani radhën e ka Bundesliga. Dortmundi dhe Bajerni i Mynihut do të dalin sot në fushë, në orare të ndryshëm, madje edhe në shkallë vështirësie jo të njëjtë.
Kampionët e trajnerit Klop presin në fushën e tyre Frajburgun, në orën 15:30, orar kur luhen thuajse të gjithë takimet e javës së 26-të të planifikuara për të shtunën.
Dortmundi është në pozita shumë të mira për të qenë në vend të dytë ose të tretë dhe për t’u kualifikuar me qetësi për në Champions sezonin e ardhshëm, por publiku në luginën e Rurit kërkon të kënaqet, ndaj synim është fitorja ndaj Frajburgut, por edhe loja e mirë.
Humels, Bender e Kel janë mungesa
Bajerni do të ketë një provë më të vështirë në fushën e Leverkusenit, përballje që zhvillohet në orën 18:30. Skuadra vendase është e fortë, kërkon vendin e dytë, ndërsa bavarezët mund t’i ndjejnë sado pak mungesat e Riberisë, kapitenit Lam, Mylerit, Badshtyberit apo Manxhukiçit.
Katër takime të tjerë luhen në orën 15:30. Bëhet fjalë për Hamburg-Augsburg, Hofenhajm-Mainc, Nyremberg-Shalke dhe Verder-Grojter Fyrt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›