E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laura: Rama do të mbrojë mandatet e vjedhura, por ne jemi të vendosur për transparencë

lauraZëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për të tërhequr ankesën e saj në Kolegjin Zgjedhor, për pavlefshmëri të vendimit të KQZ-së për rinumërimin e votave në Shkodër. Ajo ka thënë se Rama do që të mbrojë mandatet e vjedhura, duke mos bërë transparencë. Por, sipas saj, PD mbetet e vendosur për të bërë transparencën e çdo vote.

Partia Socialiste dëshmoi sot edhe njëherë moralin e saj të bazuar tek vota e vjedhur e 23 Qershorit.

Terheqja nga kërkesa e saj për pavlefshmërinë e rinumërimit të votave në qarkun Shkodër, kërkesë e cila mbështetej mbi të njëjtën bazë ligjore si kërkesa për të ndalur rinumërimin e votave në qarkun e Lezhës, deshmoi se interesi i Partisë Socialiste nuk lidhet me zbatimin e ligjit, siç u pretendua në rastin e Lezhës, por risolli në vëmendje faktin se, kryesocialisti Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bllokuar transparencën dhe mbrojtur mandatet e siguruara me vota të vjedhura më 23 Qershor.

Partia Demokratike ka vullnet të plotë, është e gatshme dhe e vendosur të ndërmarrë çdo hap për të bërë transparencën e zullumit me votat e 23 qershorit.

Shqiptarët kanë të drejtë të shohin sot të vërtetën e hidhur mbi të cilën u ndërtua mazhoranca e mashtrimit dhe e votave të vjedhura.

Askush nuk mund të mohojë këtë të drejtë kushtetuese dhe themelore e aq me pak ata që janë kapur në flagrancë faqe çdo shqiptari dhe para syve të botes mbarë duke konsumuar krimin e tjetërsimit të votave dhe vullnetit të bashkqytetarëve të tyre, ka deklaruar Laura./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›