E Diel, 1 Nëntor 2026

Lavrov: Ndalni tensionet me koreano-veriorët

Ministri i jashtëm i Rusisë Sergej Llavrov ka tërhequr vërejtjen të mërkurën kundër ngritjes të tensioneve me manovra ushtarake ndaj Koresë Veriore, por ka nënvizuar se Moska dhe Washingtoni kanë qëndrim të njëjtë sa i përket krizës në këtë ishull të ndarë.

“Sa i përket Koresë Veriore ne nuk kemi qëndrim të ndryshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, Llavrov i tha medieve pas takimit me homologun e tij amerikan John Kerry, që u zhvillua në margjina të takimit të ministrave të jashtëm të G8 në Londër, transmeton Rel.

“Askush nuk duhet të frikësojë askënd me manovra ushtarake, dhe ka gjasa që gjithçka do të qetësohet”, shtoi ai në rusisht pa saktësuar se cilat shtete ai beson se po zhvillojnë manovra ushtarake.

Forcat amerikane dhe koreano jugore kanë ngritur alarmin në “kërcënim për jetë” para një testi të pritur të Koresë Veriore.

Koreja Veriore ndërkaq u ka tërhequr vërejtjen të gjithë shtetasve të huaj që punojnë në Korenë e Jugut që deri të enjten të evakuohen nga atje. Kjo vërejtje ka nxit spekulime të shumta për teste të reja bërthamore të veriorëve, që mund të ndërlidhen edhe me festimet për ditëlindjen e ish-liderit Kim Il-Sung, më 15 prill./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›