E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë e maqedonasve dhe shqiptarëve për mbrojtjen e votës në Kumanovë

Qytetarë maqedonas dhe shqiptarë protestuan sot në Kumanovë me moton në mbrojtje të votës së lirë dhe në mbrojtje të kandidatit fitues të zgjedhjeve lokale në Kumanovë nga radhët e opozitës maqedonase, Zoran Damjanovski.

Në këtë protestë u kërkua që të ndërpriten skenaret e pushtetit për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë komunë dhe diktaturën e pushtetit aktual siç u tha për të pushtuar edhe këtë komunë, që u fitua nga kandidati i opozitës maqedonase LSDM me votat e shqiptarëve, shkruan noa.

Në këtë protestë siç raporton gazetari në Maqedoni, valonin flamuj maqedonas dhe shqiptarë si dhe pankaratat “Mos luaj me zjarr me Kumanovën”, “Mos i prekni votat e shqiptarëve”, “Rruga për në Europë çon nëpër Kumanovë”, etj.

Në komunën e Kumanovës votat e shqiptarëve kanë arritur fitoren bindëse të Damjanovskit përballë kandidatit të VMRO-DPMNE, Zoran Gjorgjievski.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor është në shqyrtim e sipër të ankesave të pushtetit për parregullsi në disa vendvotime në Kumanovë, ku kërkohet përsëritja e raundit të parë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›