E Premte, 6 Nëntor 2026

Lavrov: Rusia nuk është e pastër dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

“Rusia nuk është e pastër. Rusia është ajo që është. Dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi”, kështu ka deklaruar në një intervistë për BBC, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Që kur ushtria ruse sulmoi Ukrainën gati katër muaj më parë, mijëra civilë janë vrarë dhe qytete të tëra janë kthyer në gërmadha, ndërsa miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Por për Lavrov, gjërat nuk janë ashtu siç duken.

“Ne nuk e pushtuam Ukrainën. Ne shpallëm një operacion të posaçëm ushtarak sepse nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se anëtarësimi i Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal“, u shpreh ai.

Ai përsëriti linjën zyrtare të Kremlinit se kishte nazistë në Ukrainë. Zyrtarët rusë shpesh pretendojnë se ushtria e tyre po “de-nazifizon” vendin.

I pyetur mbi raportet e OKB për situata e tmerrshëm të krijuara në Ukraiën nga sulmet Ruse, Lavrov tha se ata janë duke u përdorur nga Perëndimi.

“Është një keqardhje e madhe, por diplomatët ndërkombëtarë, duke përfshirë Komisionerin e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe përfaqësues të tjerë të OKB-së, po vihen nën presion nga Perëndimi. Dhe shumë shpesh ata janë duke u përdorur për të përforcuar lajmet e rreme të përhapura nga Perëndimi“, tha Lavrov./

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›