Macron: Vetëm Ukraina mund të vendosë për lëshimet e mundshme territoriale

“Ukraina e vetme duhet të vendosë nëse do të pranojë apo jo ndonjë lëshim territorial ndaj Rusisë si pjesë e një përpjekjeje për t’i dhënë fund luftës”, kështu tha presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Kjo varet nga Ukraina”, tha Macron, pas vizitës në Ukrainë.
“Unë mendoj se është detyra jonë të qëndrojmë pranë vlerave tona, ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rrjedhimisht ndaj Ukrainës”, shtoi ai.
Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Rumanisë dhe Italisë vizituan Kievin këtë të enjten dhe ofruan mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë vazhdimisht se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga asnjë nga territoret e tij./ La Republica
/rtsh.al/