Lavrov: SHBA po shkel sovranitetin e Pakistanit

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u tha gazetarëve në Islamabad se Moska beson se askush nuk ka të drejtë që të shkelë sovranitetin e një vendi tjetër. Ai foli në një konferencë shtypi me homologen e tij pakistaneze.
Sulmet e aeroplanëve të telekomanduar amerikanë në kufirin me Pakistanin kanë mbetur burim tendosjesh mes Washingtonit dhe Islamabadit për vite me radhë. Publikisht, qeveria e Pakistanit i dënon sulmet dhe i kërkon Washingtonit t’u japë pajisje teknologjike më të mira për përdorim. Gjithsesi zyrtarë amerikanë dhe ekspertë të rajonit thonë se Islamabadi e mbështet Washingtonin në mënyrë jo publike, duke e ndihmuar për zbulimin dhe gjetjen e të kërkuarve.
Publikisht Pakistani ka protestuar ndaj sulmeve, pasi, sipas tij, gjatë tyre janë vrarë edhe civilë. Numri i sulmeve me aeroplanë të telekomanduar në kufirin e Pakistanit është shtuar, që kur Presidenti Obama mori detyrën në vitin 2008.