E Diel, 1 Nëntor 2026

Perandori i Japonisë kremtoi 20 vjetorin në fron

Perandori i Japonisë, Akihito, përpjekjet e të cilit për të zbutur armiqësitë në Azi kanë karakterizuar 20 vitet e tij në fron, theksoi se brenga e tij kryesore është se gjeneratat e reja në Japoni mund të harrojnë të kaluarën.

Akihito, në konferencën për shtyp të organizuar sot, me rastin e 20 vjetorit të ngritjes së tij në fron, theksoi se është i mendimit se i ati i tij, perandori Hirohito, ka ngurruar që të hyjë në luftën, e cila u luftua në emër të tij dhe e cila ende mban të tendosura marrëdhëniet mes Kinës dhe Japonisë, si dhe marrëdhëniet e Tokios me shtetet tjera në Azi, të cilat Japonia i ka okupuar dhe kolonizuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I pyetur se a brengoset për ardhmërinë e vendit, Akihito 75 vjet, përmendi popullatën gjithnjë e më të moshuar të Japonisë dhe ekonominë në gjendje të vështirë, por theksoi se më shumë brengoset për qëndrimin e japonezëve ndaj historisë.

Më shumë brengosëm për atë se historia mund të harrohet. Mendoj se duhet të dihen faktet historike nga e kaluara dhe që të përgatitemi për të ardhmen, tha Akihito.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›