Natasha Henstridge ndahet nga Campbell
Aktorja e Hollywoodit, Natasha Henstridge ka bërë kërkesën për shkurorëzim nga burri i saj Darius Campbell pas vetëm dy vjet martese, bënë të ditur “DailyMail”.
Ylli i filmit Species ishte martuar me pjesëmarrësin e Pop Idol fshehtas në ditën e Shën Valentinit në vitin 2011.
Sidoqoftë, një burim ka njoftuar se biondja i ka dhënë fund martesës së saj ndërsa Darius është larguar nga shtëpia e tyre dhe tani është duke jetuar me një shok.
Ndarjen e ka konfirmuar dhe Campbell mbrëmjen e kaluar.
Kemi bërë kërkesën për shkurorëzim dhe po kërkojmë pak privatësi kësaj rradhe. Ishte një vendim i përbashkët, ka thënë ai.
Ai nuk ka treguar arsyet e ndarjes por një shok ka thënë se çifti ka pasur mosmarrëveshje sa i përket financave të tyre. P.K
