Lazarat/ Rehabilitohen rrugët e dëmtuara si shkak i punimeve të ujësjellësit

Në njësinë administrative Lazarat, ka filluar rehabilitimi i rrugëve te brendshme. Këto ishin dëmtuar për shkak të punimeve të ujësjellësit të ri ,i cili do të mundësoj furnizimin me ujë të pishëm 24 orë .Administratori i kësaj njësie administrative Muharrem Basha thotë se ,po punohet në mënyrë intensive për të përfunduar në kohë punimet .
” Tani jemi në fazën përfundimtare të punimeve të ujësjellësit .Ka filluar shtrimi i rrugëve të brendshme të fshatit ,të cilat ishin hapur për shtrimin e linjave të ujit .Ndër të tjera, banorët na kanë mirkuptuar dhe nuk na kanë sjell shqetësime, përsa i përket problematikave që u shfaqën” , thotë Basha .
Ndërtimi i ujësjellësit të ri në Lazarat, u mundësua nga qeveria dhe kap vlerën e rreth 1.5 milionë euro.