Lazarat, kapen 142 kg marijuanë, katër në kërkim

Kanabis sativa / foto arkiv
Ashtu siç tashmë është bërë zakon, policia bllokon marijuanën që del nga Lazarati ndërsa trafikantët thuajse në çdo rast arrijnë të largohen.
Kjo është edhe pak a shumë historia e ngjarjes së sotme, ku policia ka sekuestruar një sasi prej 142 kg marijuanë.
Lëndë narkotike po transportohej nga katër persona në malin mbi Lazarat dhe sapo kanë parë që u është vënë në ndjekje policia ka kanë mundur të largohen duke lënë marijuanën. Ky të paktën është versioni i policisë, që bën me dije se është në kërkim të tyre.
Në ditët e fundit policia ka ndaluar mbi 100 persona të cilët kishin si qëllim të shkonin për të punuar në Lazarat pasi tani është periudha e kultivimit të bimëve narkotike. /F.S/