Lazarat, vijon operacioni anti-kanabis, 59-vjecari fidane dhe farë në banesë
LAZARAT- Vijon operacioni i policisë për parandalimin e mbjelljes së parcelave me kanabis në fshatin Lazarat. Në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë kontrollit në banesën e 59-vjecarit Xhelo Rabi në lagjen Bregu i Spilos policia sekuestroi 600 fidanë hashash të mbjella në kubikë, vazo lulesh si dhe te vendosura në thasë plasmasi.
Gjithashtu u gjet dhe një parcelë me farishte me farë kanabis. Po gjatë operacionit u sekuestruan dhe rreth 100 kg mariuanë rifuxho në formën e boces. Policia bëri arrestimin në flagrance të 59-vjecarit Xhelo Rabi, ndërsa shoqëroi bashkëshorten e tij. Operacioni i koduar Kubiku u ndërmorr nga sektori kundër lëndës narkotike, forcat e komisariatit të policisë së Gjirokastrës mbështetur dhe nga grupet e FNSH dhe Delta Force.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Skraparliu: Ja si transportoj hashash me mushka për në Greqi