E Diel, 1 Nëntor 2026

'Nga Serbia nuk kërkohet njohja e Kosovës'

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Wolfram Maas, deklaroi sot se të gjitha kërkesat për fillimin zyrtar të negociatave për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, tashmë janë të njohura dhe të qarta.

“Nuk kërkojmë nga ju ta njihni Kosovën”, tha Wolfram Maas, siç transmeton Evropa e Lire.

Më tutje ai u shpjegoi gazetarëve se kërkesat janë paraqitur në samitin e Bashkimit Evropian, në dhjetor të vitit të kaluar, dhe se ato kanë të bëjnë me vazhdimin e procesit të reformave në Serbi dhe çështja e Kosovës.

Sa i përket Kosovës, ekzistojnë tri gjëra tha Mas dhe shpjegoi se ato janë: realizimi i marrëveshjeve të arritura, vazhdimi i dialogut për çështjet kyçe, siç janë telekomunikacioni dhe energjetika, dhe normalizimi i raporteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›