Lazarati si gjithe vatrat e tjera te droges
Ministri Nishani e ka cilesuar Lazaratin si te gjitha qytetet e tjera ne te cilat mund te asgjesohet lende narkotike. "Lazarati nuk mund te cilesohet si qendra e trafikut te lendeve narkotike"- keshtu ka bere te ditur dje gjate analizes 7 mujore te Ministrise se Brendshme, Ministri Bujar Nishani. Sipas tij policia eshte duke punuar ne identifikimin e te gjitha parcelave ne te cilat jane mbjelle lendet narkotike. Nga ana tjeter Nishani ka bere te ditur se Lazarati eshte njesoj si te gjitha zonat e tjera ato te Vlores, apo Tropojes ne te cilat jane mbjelle lende narkotike, zona keto te evidentuara nga policia dhe me pas te asgjesuara. Ndersa sipas tij ketu nuk kemi te bejme me faj te kryekomunareve qe nuk kane raportuar mbi zonat ne te cilat eshte mbjelle sasia e kanabisit. Sipas ministrit gjate ketij 7 mujore eshte evidentuar se sasi lendeve narkotike te mbjella jane gjetur edhe ne oborre te banesave apo ne pyje ne te cilat, kryekomunaret nuk kane qene ne dijeni te ketij fakti, per te lajmeruar autoritetet policore. "Lazarati nuk mund te cilesohet ende zone e paster nga lendet narkotike", ka vazhduar me tej Nishani. Nderkohe qe nga krahasimi i shifrave me te njejten periudhe te vitit te kaluar jane shenuar 8 operacione me shume ne luften kunder narkotikeve si dhe kete 7 mujor ishin arrestuar 15 autore me shume. Nga ana tjeter Nishani theksoi se kete 7 mujor ka nje reduktim drastik te siperfaqeve te mbjella me kanabis, duke ju referuar keshtu zonave m,e problematike Lazaratit si dhe pjeses se lumit te Vlores.