E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çutra drejt Sllovenisë, Oliveira te Gramozi

Xhynjet Cutra, talenti tiranas që luajti dy sezonet e fundit me Pogradecin, mund të luajë në Slloveni sezonin e ardhshëm. Menaxheri i tij Adrian Aliaj ka bërë edhe pikën e kontaktit të 20-vjecarit me klubin slloven, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
GRAMOZI - Kampioni i Kategorisë së Dytë, siguroi shërbimet e brazilianit Oliveira edhe për sezonin e ardhshëm, në të cilin skuadra kolonjare do të luajë në Kategorinë e Parë. Oliveira, i mbërritur fillimisht te Partizani, ka luajtur edhe për Shkumbinin e Tomorin.
LUFTËTARI-Ardian Kola do të vazhdojë të luajë edhe sezonin e ardhshëm me bluzinjtë gjirokastritë. Luftëtari, një skuadër dikur simpatike e Kategorisë Superiore, synon rikthimin në Superligë.
DAJTI- Skuadra e presidentit Naim Qarri e mbylli kampionatin e Kategorisë së Parë në vendin e 9-të. Investimet e biznesmenit të njohur do të fokusohen te lojtarë cilësorë.
SKRAPARI- Mbrojtësi 19-vjecar Blerim Allbani vlerësohet shumë nga tekniku Luftar Guri, i cili e konsideron kontributin e lojtarit si një pjesë të rëndësishme e debutimit me sukses së Skraparit në Kategorinë e Parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›