Agim Canaj, trajneri i ri i Vllaznisë

Agim Canaj është zyrtarisht trajneri i ri i Vllaznisë, duke mposhtur rivalin e tij, malaziasin Dervish Haxhiosmanovic, me të cilin fitoi edhe Kupën e Shqipërisë.
Prezantimi ish-trajnerit të Dinamos u bë sot nga presidenti skuadrës shkodrane Valter Fushaj. Vlonjati Canaj njihet për eksperiencën e tij, teksa më para ka drejtuar Flamurtarin, Shkumbinin, Skënderbeun, Besën e Dinamon, me të cilën ka dalë edhe si lojtar kampion.
Vllaznia, që fitoi për herë të gjashtë në historinë e saj, Kupën e Shqipërisë do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Kupës UEFA. Sipas Fushaj, objektivi i skuadrës kuqeblu është kalimi i një turi në UEFA. Sezonin e kaluar Vllaznia kaloi një tur në Kupën Intertoto, ku eliminoi në të parin kroatët e NK Zagreb.