E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio 300 mijë euro Kalmarit për Berishën

Portieri i përfaqësueses tonë kuqezi, Etrit Berisha, është shumë pranë një kalimi historik në merkato nga Kalmari suedez për te Lacio italiane në Serinë A. Lacio është e interesuar ta bëjë të vetin Etrit Berishën qysh gjatë verës.

Por, për të ardhur deri tek portieri kosovar, ekipi italian duhet t’ia paguajë dëmshpërblimin Kalmarit, pasi që prishtinasi ka kontratë me klubin suedez deri në fund të këtij viti. Sipas medieve italiane, presidenti i klubit “Biancocelesti”, Klaudio Lotito i ka bërë gati 300 mijë euro, për t’ia paguar Kalmarit për kartonin e përfaqësuesit shqiptar. Mirëpo, për ta angazhuar ish portierin e 2 Korrikut, klubi italian duhet të presë paksa derisa ta shesë portierin Albano Bizzarri, i cili duket të jetë pranë transferimit tek Xhenoa.

Gjithashtu, një hap tjetër që duhet bërë është që Berisha ta marrë pasaportën suedeze, pasi në këtë mënyrë do të konsiderohej lojtar evropian dhe do të linte hapësira që lacialët të marrin lojtarë të tjerë ekstrakomunitarë. Por historia e një lëvizjeje të mundshme të Etrit Berishës drejt Serisë A italiane është shumë e vështirë, pavarësisht se përflitet prej kohësh.

Kievo më parë kishte arritur një marrëveshje me futbollistin, por se portieri më vonë e akuzoi klubin italian si “mashtrues”, nisur nga kontrata paraprake në kundërshtim me rregullat e UEFA-s e FIFA-s. Madje portieri mund të gjobitet nga komisionet disiplinore të UEFA-s me 20 mijë euro gjobë për firmosje kontrate para se të hapet afati kalimtar i lëvizjeve. Lacio ka hyrë në garë, por afron shumë pak për një portier që De Biazi e cilëson të denjë që të luajë me klubet më të mira europiane/indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›